INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjistrimi i partive opozitare për 13 tetorin, Balla: Qesharake

Regjistrimi i partive opozitare për 13 tetorin, Balla: Qesharake

Publikuar më: 15:30 05-08-2019

Për maxhorancën zgjedhjet për pushtetin vendor janë mbyllur në 30 qershor.

Numri dy i socialistëve Taulant Balla e cilëson qesharake nismën e partive të koalicionit opozitar, duke vënë në dukje se tashmë më shumë së gjysma e kryetarëve të rinj të bashkive kanë nisur nga puna.

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një moment ku fitoi qytetaria e mendoj mos ta bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës, sepse zgjedhjet e 30 qershorit kanë përfunduar dhe kryetarët e bashkive e kanë marrë detyrën ose janë duke e marrë.”

E vetmja ofertë për arritjen e një marrveshje me opozitën sipas Ballës është reforma zgjedhore e cila do të mbyllet në fund të muajit nëntor.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494