INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DOSJA ''Toyota Yaris'', pas disa orësh Taulant Balla i përgjigjet akuzave të Bashës

DOSJA ''Toyota Yaris'', pas disa orësh Taulant Balla i përgjigjet akuzave të Bashës

Publikuar më: 15:21 25-07-2019

Pas dëshmisë së Bashës për 3.4 milionët e Toyota Yaris, Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar disa orë më pas.

Balla i ka rikujtuar kryedemokratit të paguajë gjobën prej 50 mijë lekësh të vendosur nga gjykata për 'Shpifje'.
'Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike, e që sot për turp gënjeu e shpifi përsëri, kujtesë të paguajë gjobën', shkruan Balla.
Basha dëshmoi paraditen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe tha se dha më shumë informacione se sa ka dhënë për publikun.
Kryedemokrati u shpreh se Balla sot duhet të ishte në burg për pastrim parash.

Article Logic
Execution time: 0.0032451152801514