INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjisori i

Regjisori i "Bad Blood" vë "gishtin" në plagën e Kim: Babai i saj avokat vrasësish, ajo aktore kasetash seksi!

Publikuar më: 14:40 19-07-2016

Pas ditësh të mbushura plot me polemika kundër Kim Kardashian, më në fund dikush, përveç Selena Gomez natyrisht, po rreshtohet në krah të Taylor Swift.

Bëhet fjalë për regjisorin e videoklipit të saj shumë të përfolur, “Bad Blood”, Joseph Kahn. Mbrojtja e tij është sa e pritshme, aq edhe tronditëse, i cili me një sërë postimesh në Twitter i ka lënë të gjithë me gojë hapur duke vënë gishtin në plagën ende të hapur të një tragjedie. Ai thotë se nuk është hera e parë që Kardashianët po mbrojnë vrasjen e një bjondeje të pafajshme. Dhe ndërkohë që vrasja e dytë, ajo e Taylor, është figurative, e para i referohet një nga vrasjeve më famëkeqe në historinë e gjyqeve amerikane, asaj të Nicole Brown nga bashkëshorti i saj O.J. Simpson. Nicole ishte një mikeshë e Kris, ndërsa i ndjeri Robert Kardashian Sr. avokat i O.J. Të gjithë e dinë si përfundoi ajo histori, me ish yllin e futbollit amerikan që edhe sot e kësaj dite po vuan dënimin në burg.

Fjatë e Kahn që i dhanë kapakun gjithçkaje ishte një përgjigje e tij mbi si mund të bëhen njerëzit të famshëm. Përgjigja e tij ishte shumë e drejtpërdrejtë: “Duhet të kesh babain avokat që të mbrojë një vrasës. Publiko një kasetë seksi. Kaq ishte. Paçi fat.” Më qartë se kaq...

Article Logic
Execution time: 0.0039591789245605