INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Refuzoi ftesën e Big Brother VIP, modelja e njohur shqiptare zbulon arsyen: Nuk është e...

Refuzoi ftesën e Big Brother VIP, modelja e njohur shqiptare zbulon arsyen: Nuk është e...

Publikuar më: 12:28 02-11-2021

Kleoniki Delijorgji ka marrë ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por nuk ka pranuar.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjete sociale, Kleoniki tha se mundësia i erdhi, por ajo ka plane të tjera e për më tepër e quan të pashëndetshme hyrjen në një shtëpi me njerëz të panjohur.

“Kam pasur oportunitetin për të hyrë në shtëpinë e BB VIP, por kam plane të tjera që janë më të rëndësishme për zhvillimin tim human dhe profesional. Plus nuk është e shëndetshme për njeriun të jetë i mbyllur në një shtëpi me të panjohur kur në jetën reale mundohemi të zgjedhim shumë mirë njerëzit që na rrethojnë. Gjithsesi i uroj të gjithë konkurrentëve paqe dhe ta shijojnë eksperiencën sa më shumë”- shkruan Kleoniki.

Article Logic
Execution time: 0.0016140937805176