INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi rikthen ish-ministrin Xhafaj: Jetike për vendin, nuk e ndal dot më askush

Reforma në drejtësi rikthen ish-ministrin Xhafaj: Jetike për vendin, nuk e ndal dot më askush

Publikuar më: 13:01 11-12-2018

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte qëndruar në heshtje që pas dorëheqjes nga posti, por sot ai ka zgjedhur të flas për Reformën në Drejtësi. Nën cilësinë e anëtarit Komisionin e Ligjeve Xhafaj shkroi në twitter se gjatë dy ditëve do të hidhen hapa kyç për reformën. Sipas ish-kreut të MB reforma në drejtësi nuk mund të ndalet më nga askush.

“1/1SOT e NESËR hapa kyç për reformën në drejtësi. Mbledhjet e prokurorëve&gjyqtarëve do të zgjedhin anëtarët e KLP&KLGJ. Nëse Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve synon mbylljen e një kapitulli të errët, krijimi i KLGJ&KLP është hapi i parë e themelor për ngritjen e sistemit të ri”-shkroi Xhafa.
“1/2 Gjyqtarët e prokurorët me transparencë e përgjegjësi qytetare, zotësi profesionale e vlera morale do të jenë kontribues të procesit, pa mëdyshje. Është përgjegjësi për konsolidimin e shtetit të së drejtës, interesin e qytetarëve, ngritja sa më shpejt e funksionimi i KLGJ&KLP. 1/3 Shumë shpejt KLGJ dhe KLP do të ngrihen për t'i dhënë udhë procesit reformues të institucioneve, për t'u dhënë atyre pavarësinë, përgjegjshmërinë, funksionalitetin dhe eficensën e munguar.
1/4 Reforma në drejtësi nuk mund të ndalet më nga askush. Ajo është jetike për të ardhmen e vendit, për demokracinë e shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë”, shkroi në postimet e tij në twitter ish-ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277