INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Reforma zgjedhore, Kume: Jo më në duart e PD-së dhe PS-së [VIDEO]

Publikuar më: 15:55 29-09-2017

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume nuk shfaqet entuziast për nisjen e menjëhershme të punës për reformën zgjedhore. Në një intervistë për IN News Kume thotë se kjo lidhet pikërisht me historikun e reformës zgjedhore të kryer nga partitë kryesore në vend.
Kristaq Kume:
“Janë po ata, nuk ka ndryshuar asnjë gjë. Të shohim se sa në fakt do të jenë interesat e tyre, që do t'i nxisin për të realizuar pastaj reformën zgjedhore të rradhës”.
Opozita, si PD ashtu edhe LSI kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor, por kjo thotë Kume është e pritshme, për sa kohë që palët janë angazhuar edhe për një reformë kushtetuese.
Kristaq Kume:
“Reforma zgjedhore do të bëhet së bashku krahas reformës kushtetuese”.
Kume thotë se ka ardhur momenti që në vendin tonë të bëhet një reformë e plotë zgjedhore. Ajo çka duhet është ndryshimi i sistemit, një administrim jo politik i procesit zgjedhor, garantimi i votës së emigrantëve, si dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Edhe pse koha është e mjaftueshme, gjithçka varet nga interesat e dy partive të mëdha, thotë eksperti zgjedhor.
Kristaq Kume:
“Shumë e rëndësishme për mendimin tim që ky proces në qoftë se do të realizohet, do të jetë proces në të cilën të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, që kanë se ç'të thonë dhe ç'të sjellin në funksion të gjetjes së zgjidhjeve më të mira dhe jo si një proces midis dy partive të mëdha politike. Është një proces që kërkon vërtetë një vullnet politik”.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998