INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA: Basha po bllokon reformën. Deputetë miratojeni nesër

Ambasada e SHBA: Basha po bllokon reformën. Deputetë miratojeni nesër

Publikuar më: 22:12 20-07-2016

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar menjëherë mbrëmjen e sotme pas njoftimeve se është bllokuar marrëveshja e arritur paraditen e sotme për reformën në drejtësi.

Në reagimin e ashpër, Ambasada amerikane bën totalisht përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Bashën si bllokues të reformës, ndërsa bën apel te deputetët që të votojnë nesër në Kuvend për drejtësinë.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, thuhet në reagim. 

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992