INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi e suksesshme? Dosjet e mbartura arrijnë rekordin

Reforma në drejtësi e suksesshme? Dosjet e mbartura arrijnë rekordin

Publikuar më: 15:24 29-05-2019

Ka pasur sukses apo jo reforma në drejtësi shumë prej zyrtarëve e kanë dhënë një përgjigje. Së fundmi ishte Presidenti Ilir Meta që e quajti të pasuksesshme e si përgjigje mori shumë reagime nga faktori ndërkombëtar. Por përtej debatit faktet flasin për efekt negativ që vjen prej procesit të vettingut apo boshatisjes së gjykatave.

Një raport i Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2018 zbardh se numri real i dosjeve të bartura në sistem është mbi 56 mijë.

Ne Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, rezultojnë 6,709 çështje të mbartura, Gjykatën e Apelit Tirane, numëron 8,271 çështje, Gjykatën e Apelit Administrativ, 12,217 çështje dhe Gjykatën e Larte, 28,863 çështje të mbartura në vitin 2019.

Të dhënat janë përkeqësuar edhe më tej gjatë vitit 2019, ku raportohet se në Gjykatën e Lartë numri i dosjeve në pritje të shqyrtimit shkon rreth 35 mijë.

Ndërkohë që situata pritet të përkeqësohet edhe më tej, të paktën gjatë muajve në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111