Nga Laura Koronaci
PannaCotta është ëmbëlsira e famshme italiane perfekt për stinën e verës. Edhe ju mund ta shijoni në shtëpitë tuaja për vetëm 10 minuta.
PËRBËRËSIT 
7 fletë xhelatinë 
400 ml qumësht 
600 ml krem qumështi 
1/3 e filxhanit të çajit, sheqer
2 vanilje 
Shurup sipas dëshirës suaj, mjaltë ose reçel. Unë do ju sugjeroja të përdornit manaferrat
PËRGATITJA: 
Hedhim fletët e xhelatinës në një enë më ujë të ftohtë dhe i lëmë derisa të zbuten. 
Ne një tenxhere hedhim qumështin, kremin e qumështit, sheqerin dhe vaniljen. I përziejmë mirë dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë të ulët. 
Sapo të fillojë të ziej përzierja e largojmë nga zjarri. 
Shtrydhim xhelatinën dhe e hedhim të përzierja e mësipërme. Përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. 
Menjëherë pasi të jetë ftohur pak kremi e hedhim në enën që dëshirojmë të marri formë, pasi ta kemi lyer enën më shurupin që zgjodhëm. 
Lëreni pannacotta-ën në frigoriferë, të ngrijë.
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
  
																 
																 
																 
																







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





