INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Receta e të dielës: Frozen Yogurt!

Receta e të dielës: Frozen Yogurt!

Publikuar më: 10:24 21-07-2016

Mund ta quani kos të ngrirë ose akullore me kos, pak rëndësi ka kjo, e sigurt është shija e mirë që do ju lejë pasi ta keni provuar. Frozen Yogurt është një “ëmbëlsirë” verore e cila mund të shoqërohet me fruta dhe shije të ndryshme. Dhe më e rëndësishmja... është shumë e thjeshtë për tu përgatitur!

PËRBËRËSIT:
700 gr. kos me 3.5% yndyrë
200-250 gr. sheqer i kristalizuar
2-3 vanilje

PËRGATITJA:
Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit bashkë derisa të shkrij sheqeri.
E fusim në ngrirje përzierjen dhe çdo gjysmë orë e nxjerrim për ta trazuar sërish që të fryhet dhe të behët më e butë.
Në rast se ju duket pak e athët shtoni më tepër sheqer para se ta vendosni në ngrirje. Mund ta provoni edhe me kos shtëpie.

Article Logic
Execution time: 0.0025119781494141