INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Rebeli' Lenjani në konferencë: ''Panuçi nuk mund të ishte më shqiptar se unë''

'Rebeli' Lenjani në konferencë: ''Panuçi nuk mund të ishte më shqiptar se unë''

Publikuar më: 14:31 30-05-2019

Vazhdojnë përgatitjet e kombëtares për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Në konferencën e sotme për shtyp ishin dy të rikthyerit Mavraj dhe Lenjani.

Lenjani ishte dhe lojtari që pati më shumë përplasje me trajnerin Panuçi. Një letër publike e tij drejtuar teknikut për refuzimin u bë virale në media. Rreth kësaj situate ai u shpjegua se:

Nuk dua të flas shumë për letrën ndaj Panuccit. Të gjithë e kanë lexuar. Më ka ardhur shumë inat për atë çfarë ndodhi me Panuccin, ai nuk mund të jetë më shqiptar sesa unë. Jam aktivizuar në shumë ndeshje dhe nuk u grumbullova

Ndërkohë Mavraj i kthyer pas pezullimit u shpreh se situata ka ndryshuar dhe tashmë duhet bërë vlerësimi i duhur i kundërshtarëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209