INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bujshme/ Shkarkohet Spalleti nga Inter, Conte fillon nga puna

E bujshme/ Shkarkohet Spalleti nga Inter, Conte fillon nga puna

Publikuar më: 14:28 30-05-2019

Spalleti nuk do të jetë më trajneri i Interit, ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët kanë komunikuar sot përmes rrjeteve sociale vendimin për shkarkim.

Spalleti zyrtarisht nuk është më trajneri i Interit. Pas kualifikimit të klubit në zonën Champions, drejtuesit kanë njoftuar vendimin për shkarkimin e tij, duke i hapur kështu rrugë Antonio Contes në pankinë.

Edhe pse nuk është prezantuar ende, duket se Conte ka filluar nga puna. “Gazzetta dello Sport” bën me dije se tekniku ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me zikaltërit me një pagë 9 milionë euro në sezon dhe detyra parësore për të është të kthejë qetësinë dhe disiplinën e hekurt në ambientin e klubit milanez. Ai do ketë dorë të lirë edhe në merkato.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941