INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tek Liceu Artistik u merr shembull Ermonela Jahon

Rama tek Liceu Artistik u merr shembull Ermonela Jahon

Publikuar më: 09:16 27-10-2016

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inagurimin e ambjenteve të restauruara të “Liceut Artistik”.
Ai u tha mësuesve se ata të Liceut meritojnë në mënyrë të posaçme rritje rrogë për shkak të sakrificës, pasi nuk i'u duhet të punojnë vetëm me mëndjen për konceptet e fizikës dhe matematikës, por punojnë me shpirtin.
Ndërsa nxënësve iu tha: “Unë e marr gjithmonë si shembull Ermonela Jahon. Askush nuk e besonte si mendim normal që Ermonela Jaho do të këndonte në Laskala. Por, ajo ishte ndër të vetmit që e thoshte dhe e besonte. Në këto shkollë është normale që të vijnë nxënës që ëndërrojnë me sy hapur, dhe ne duam që asgjë të mos mungojë.”
Rama nuk nguroi si gjithmonë të lëshojë dhe një batutë kur një nxënës ngriti dy gishta lart. Ai iu drejtua duke i thënë: Ma kini kujdes atë me dy gishta se ka gjasë të jetë një gjeni i keqkuptuar!

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059