INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përlotet Ermonela Jaho në Teatro Real Madrid, ja shkaku [VIDEO]

Përlotet Ermonela Jaho në Teatro Real Madrid, ja shkaku [VIDEO]

Publikuar më: 13:18 20-07-2017

Ka emocionuar kudo publikun me talentin e saj, por kjo ka qenë radha e saj për të përjetuar emocionin e një surprize të bukur.

Në kuadër të turit që po bën nëpër botë, sopranoja me famë botërore, Ermonela  Jaho, ka kënduar pjesën "Madame Butterfly" në Teatro Real, në Madrid. Ka qenë pikërisht në mbyllje të performancës, kur orkestra, stafi dhe e gjithë salla e kanë surprizuar duke i kënduar papritur njëzëri këngën e ditëlindjes. Atmosfera e krijuar e ka përlotur këngëtaren lirike e cila nuk i ka përballuar dot emocionet. Ermonela Jaho, aktualisht konsiderohet si një nga sopranot më të mira në nivel ndërkombëtar. "The Economist" e quan atë sopranon më të vlerësuar në botë.

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582