INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermonela Jaho nominohet në

Ermonela Jaho nominohet në "International Opera Awards"

Publikuar më: 12:50 02-03-2016

Shqipëria këto kohë po bën jehonë në të gjithë botën dhe na bën të krenohemi sidomos kur bëhët fjalë për emra si Ermonela Jaho.

Sopranoja e njohur është nominuar në “International Opera Awards” për çmimin e publikut. Do të jetë data 15 Maj, kur do të shpallet çmimi dhe ne shpresojmë shumë që artistja të triumfojë. Ajo është përzgjedhur në mes emrash shumë të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare si Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Rikujtojmë se “International Opera Awards” është një event mjaft prestigjoz dhe nominimi për një çmim në këtë event ka një vlerë të madhe. Fitorja e Ermonela Jahos varet nga votat e publikut në adresën zyrtare www.operaawards.org. Le ta mbështesim këtë artiste dhe le të ndihemi krenarë.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041