INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama shtërngon duart me Barack Obamën [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:46 08-07-2016

Në Varshavë të Polonisë po mbahet Samiti i NATO-s. në këtë samit merr pjesë dhe delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama. Ky Samit merr një rëndësi të posaçme, pasi në këtë periudhë bota po tronditet nga sulmet terroriste. Por ky takim shërbeu për kryeministrin Rama të shtërngojë duart me lidër të botës, ku spikati ajo me Presidentin Amerikan Barack Obama.
Njoftimi i Kryeministrisë:
“Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në rrafshin politik, ky Samit konsiderohet me rëndësi të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu. Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të jetë pjesë e diskutimeve në qendër të të cilave janë forcimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës, projektimi i stabilitetit në hapësirën euroatlantike, kërcënimet e sfidat e sigurisë dhe angazhimi i NATO-s në Afganistan”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020670890808105