INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
80 mijë dollarë për foton me Obamën, një 57 vjeçar në SHBA pranon se fshehu donatorët

80 mijë dollarë për foton me Obamën, një 57 vjeçar në SHBA pranon se fshehu donatorët

Publikuar më: 11:24 26-07-2016

Të dhëna të reja publikohen në mediat ndërkombëtare mbi personat e përfshirë mbi donacionet e paligjshme që janë dhënë në 2012 kandidatit për Presidnt Barack Obama, ku dyshohet se është i përfshirë dhe Kryeministri Shqiptar Edi Rama.
Është e përditshmja Bloomberg.com, e cila i ka kushtuar një shkrim të gjatë kësaj çështjeje, ndërsa thotë se një burrë nga Tampa e Floridas pranoi se kishte ndihmuar në fshehjen e një donacioni gjatë fushatës elektorale të presidentit Obama të vitit 2012. Sipas Bloomberg.com, 57 vjeçari William Argeros më parë ka pranuar se kishte gënjyer jurinë nën betim.
Bloomberg.com:
“William Argeros, 57 vjeç, u deklarua fajtor para gjyqtarit të Distriktit Newark, Madeline Cox Arleo, në lidhje me akuzën se ai kishte futur donacione të huaja, mbi 25 mijë dollarë për një vit kalendarik, në fushatën presidenciale me vetëdije dhe në mënyrë të qëllimshme. Argeros u deklarua fajtor gjithashtu për dhënie të deklaratave të rreme me vetëdije përpara një jurie federale në lidhje me rolin e tij në lehtësimin dhe fshehjen e kontributit të huaj”.
Sipas Bloomberg.com, Bilal Shehu është vetëdeklaruar fajtor në 29 Qershor, duke thënë se ai shkoi në një ngjarje për mbledhjen e fondeve San Francisco më 8 tetor 2012, me një shtetasi të huaj i cili ishte mohuar hyrja, por lejohet për të marrë një fotografi me Obamën.
Ndërkohë Bloomberg.com i referohet dhe akuzave të Partisë Demokratike, e cila thotë se shtetasit që i ishte mohuar takimi me Obamën ka qënë pikërisht kryetari i PS Edi Rama.
Bloomberg.com:
“Opozita e ka paditur Ramën në prokurori për tre akuza në lidhje me këtë çështje. Ajo i ka kërkuar atij të tregojë burimin e parave, duke i lidhur ato me të ardhura nga aktivitetet kriminale të trafikut të drogës. Kryeministri Rama, nga ana e tij, ka mohuar që të ketë marrë pjesë në takime elektorale të presidentit Obama”.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158