INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i keq për Edi Ramën,

Lajm i keq për Edi Ramën, "Fox News" e kryqëzon për foton me Obamën

Publikuar më: 11:38 13-07-2016

Kryeministri Edi Rama po zë vend në shtypin botëror. Nuk janë sukseset e tij, por pagesa që bëri në 2012 për fotografinë me kandiatin për President të SHBA-së në atë kohë, Barack Obama.
“Fox News” e ka cilësuar skandal këtë ngjarje, ndërsa përmend për herë të parë emrin e Kryeministrit Shqiptar.
Fox news:
“Një rast federal që përfshin një shofer në New Jersey, njeriun më të fuqishëm në botë dhe Kryeministrin e Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e SH.B.A., por rrezikon të zbresë në korridoret e vendeve jugore Evropiane të pushtetit”.
“Fox News” thotë se kjo ngjarje është në një skandal federal, ndërsa tha se Kryeministri Shqiptar shoqëroi Bilal Shehun në takimin me kandiatin për presiden vetëm për një fotografi, në vend të gruas së Shehut. Fox News shkon dhe më tej kur thotë se të gjitha paratë e dhuruara si donacione për Barack Obamën janë paguar nga Edi Rama.
Fox News:
“Në letër, shofer i New Yersey Bilal Shehu ishte një donator i madh për fushatën e vitit 2012 të rizgjedhjes së Presidentit Obama, duke paguar $ 80,000 që ai dhe gruaja e tij të ishin pjesë e një fondacioni ekskluziv në San Francisco. Por Shehu nuk ka sjellë gruan e tij, ai solli Edi Ramën i cili do të bëhej më pas kryeministri i Shqipërisë. Të gjitha ishin paratë e Ramës dhe një foto që Rama bëri me Obamën i dha atij në Shqipëri shumë pikë”.
Në një shkrim të gjatë “Fox News”  nuk ka lënë jashtë as akuzën e opozitës, se 80 mijë dollarët, që u paguan për takimin me Obamën janë para që vijnë nga bota e krimit.
Fox News:
“Në atdheun e tij, aktorët politikë shqiptarë kanë akuzuar se paratë i janë dhënë nga shitësit e drogës, dhe rivalët e Ramës po bëjnë thirrje që ai të ndiqet penalisht”.
Sipas dokumenteve të paraqitura në rastin e Shehut, e cila u hetuar nga FBI-ja, ai pranoi të marrjes së parave nga një burim të huaj me anë të një transferimi në llogarinë e tij bankare.

Article Logic
Execution time: 0.003629207611084