INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama – Paloka sherr për partizanët, ballistët dhe baballarët…[VIDEO]

Publikuar më: 13:39 27-10-2016

Debati i dekorimit nga Presidenti Nishani i rreth 60 ballistëve u shtri dhe në parlament. Edi Paloka dhe Edi Rama e kaluan në personale këtë çështje kur duhet të ndanin mes tyre se kush e kishte babain partizan dhe kush ballist.
Paloka tha: “Unë nuk e mbaj mend të kem qenë ballist, babai im jo e jo, babai im ka qenë partizan. Ndryshe nga babai yt. Ti mburresh me aktet e tyt eti, se nuk e kam fjalën për aktet e monumenteve, por por ato që firmosi yt atë për pushkatimin e martirëve.”

Po e Rama nuk është se ja la mangut: “Çështjen e partizanëve e hape vetë, qenke dhe djalë partizani përveç të tjerash dhe vjen këtu edhe tallesh me fjalët e Saliut.
Ata që u vranë padrejtësisht mos i përmend këtu. Ka pasur në gjirin e Ballit Kombëtar patriotë e nacionalistë të ndershëm këtë nuk e ka vënë në diskutim askush, përvec Saliut, por që ju jeni pasardhësit e Ballit Kombëtar të Sheftqet Mustafarajt, kjo nuk ka dyshim, u ngritën këmbët ti bien kokës dhe kjo nuk ka pikë dyshimi. Dhe zotrote djalë partizani, të jesh këmba që i bie kokës, ky është shembulli degradues i shpresës që i dha jetë ëndrrës së PD që sot përfaqësohet fiks nga ty.”

Ec e merreni vesh se kush do ballistët e kush partizanët...

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713