INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Në Valbonë do ketë vetëm dy HEC-e, s’i anulojmë dot

Rama: Në Valbonë do ketë vetëm dy HEC-e, s’i anulojmë dot

Publikuar më: 14:37 27-10-2016

Kryeministri tha se është e pamundur që qeveria t'i anulojë dy HEC-et në fjalë për shkaqe ligjore, ndërsa garantoi se ndërtimi i tyre  do të jetë sipas teknologjisë të ngjashme me atë të përdorur në Evropën Veriore dhe nuk do të cënohet peisazhi dhe do të monitorohet rreptësisht.

"Ne kemi mbajtur rigorozisht në vëmendje edhe procedurën për Valbonën dhe dy HEC-e, jo 11, të cilat kanë marrë dritën jeshile për shkak pamundësie të plotë ligjore për të bërë anulimin janë kaluar në filtra njëri pas tjetrit, për të garantuar me ekspertizë ndërkombëtare standarde mjedisore të njëjta dhe cilësi projektimi inxhinierik të njëjtë me HEC-et e të njëjtës natyrë që janë ndërtuar në Europën e Veriut nga Norvegjia, në Danimarkë e Austri. Kur dëgjoni HEC-e në Valbonë lidhur me këto 2 projekte, se 9 të tjerave nuk ua kemi hapur dritën jeshile, mos përfytyroni diga, s'do ndërtohen strukturat që secili imagjinon kur flitet për HEC-e, sepse  teknologjia e përdorur është krejt tjetër, sepse peizazhi është i pacenuar", tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038168430328369