INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kanabis: debati i ashpër në kuvend [VIDEO]

Publikuar më: 13:25 27-10-2016

Senaca plenare ka nisur me diskutimin në lidhje me Projektligji për mbrojtjen e bimëve ku opozitarët i janë kthyer sërisht çështjes së kanabis.
Deputeti i PD, Kozma Dashi gjatë diskutimit në lidhje me Projektligjin për mbrojtjen e bimëve tha se kanabis merr ujin për vaditje dhe qeveria nuk do ta çojë dot në parcelat  e fermerëve siç premton.
“Qeveria kanabokrate se nxjerr dot xhindin nga llapa e aladinit. Do ta dëgjoni në zgjedhjet e 2017 qemanen dhe përgjigjet e shqiptarëve,” tha Dashi.
Ai foli dhe në lidhje me mbetjet e rrezikshme, ku meqë është deputet i Fierit theksoi se duhet më shumë vëmendje për banorët se është një zonë me hotspote të rrezikshme ndaj dhe prehërat nuk duhet të vijnë në vend.
Po menjëherë iu përgjigj Ministri i Bujqësisë, Panairit që sipas tij kanabisi nuk ka lidhje me bujqësinë, po drafti ka lidhje me fermerët e ndershëm.
Në këtë debat u përfshi dhe kryeminisitri Rama, i cili nisi të thotë se PD falimentoi fermerët se nuk u çonte ujë në arra dhe shkatërroi sektorin e bujqësisë.
“Këtu s’mund të flisni sikur keni ardhur nga hëna. Ju jeni shkatërruesit e shtetit dhe në çdo sektor. Jepni dhe ndonjë ide mos bëni vetëm kritika. Sa për kanabis mos u merrni me të,“ u tha kryeministri, demokratëve.
Më pas e morri fjalën Edi Paloka, që e quajit me ironi Ramën lider botëror. Ai i numëroi Edi Ramës vështirësitë e feremerëve përmes rritjes së çmimeve dhe taksave dhe kjo sipas tij po i dëmton ata të mbijetojnë. Sipas Edi Palokës, Rama tallet me fermerët, pasi në vend tu japë zgjidhje për problemet iu thotë se është me Partizanin e jo me Kukësin.
Paloka gjithashtu i përmendi këto ditë janë eksportuar sasi të mëdhaja kanabis me tonelata.

Article Logic
Execution time: 0.0029590129852295