INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nuk bëhet ministër i Jashtëm, delegon kompetencat...[FOTO]

Rama nuk bëhet ministër i Jashtëm, delegon kompetencat...[FOTO]

Publikuar më: 11:43 23-01-2019

Kryeministri Edi Rama i ka deleguar detyrën e ministrit të Jashtëm Gent Cakajt, i cili do ta drejtojë këtë institucion pas shkarkimit të ish-ministrit Bushati.

Presidenti Meta dekretoi Ramën si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, por kryeministri ia delegoi këtë detyrë Gent Cakajt.

“Është fjalë më e shkurtër në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i jashtëm i delegoj zotit Gent Cakajt drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin ën institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij gjatë marrjes së detyrës, Cakaj ka thënë se ndihet më i lehtë pas valës së zjarrit të lëshuar ndaj tij, që arriti kulmin me mosdekretimin nga ana e presidentit Meta për këtë post.

“Ndaj meje janë lëshuar akuza të pabaza dhe paragjykuese. Gjatë gjithë kësaj kohe, në presionin për të mos folur asgjë, fjalët për mua kanë shkuar përtej meje, qoftë për mirë e qoftë për keq”, u shpreh Cakaj.

Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën e Jashtme të Shqipërisë. “Shqipëria sot qëndron në kuotën më të lartë të përfaqësimit diplomatik. Do të shtyjmë përpara rrugën drejt integrimit në BE, – u shpreh Cakaj. –

Në muajt muajt e ardhshëm do kemi punë pa orar për të arritur objektivat drejt integrimit. I them kryeministrit që të mos jetë i zhgënjyer nga paraqitja ime e parë, përkundrazi do jetë i kënaqur në vijim dhe në të ardhmen, edhe pse punët që do të bëj do të flasin për mua”, – u shpreh Cakaj.

 

44444.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725