INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me mjekët? Stomatologët në Shqipëri më të paktë se mesatarja e BE-së

Ç’po ndodh me mjekët? Stomatologët në Shqipëri më të paktë se mesatarja e BE-së

Publikuar më: 10:33 23-01-2019

Mjekët stomatologë nuk janë të shumtë dhe të mjaftueshëm në Shqipëri. Kjo në raport me vendet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas EUROSTAT, mesatarja e vendeve anëtarë të BE-së është 77 dentistë për çdo 100 mijë banorë. Po sipas INSTAT për çdo 100 mijë banorë në Shqipëri ka rreth 51 mjekë stomatologë.
Megjithatë në raport me një vit më parë numri i dentistëve për 100 mijë banorë është rritur. Në janar të vitit të kaluar numri i mjekëve stomatologë në Shqipëri, duke u bazuar te të dhënat që publikon Urdhri i Stomatologut, ishte 46 për 100 mijë banorë, pra rreth 5 mjekë më pak se këtë vit.
Në Europë vendet me numrin më të lartë të mjekëve stomatologë janë Greqia me 123 dentistë për 100 mijë banorë, Bullgaria me 112 dentistë dhe Qipro me 104 për 100 mijë banorë.
Në vende si Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Austri, numri i dentistëve për 100 mijë banorë varjon nga 50 deri në 60 stomatologë.
Numri më të ulët të dentistëve këtë vit e ka Polonia me 33 mjekë stomatologë për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Malta me 47 dhe Sllovakia me 50.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264