INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Devoll, Berisha i publikon foton “me mafiozë dhe trafikantë” [FOTO]

Rama në Devoll, Berisha i publikon foton “me mafiozë dhe trafikantë” [FOTO]

Publikuar më: 18:46 18-06-2017

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasdite e sotme një takim elektoral me mbështetësit e Partisë Socialiste në Devoll.

Por ish-kryeministri Sali Berisha “nuk e lë të qetë”, duke publikuar një mesazh nga qytetari dixhital.

Sipas denoncimit, fushatë e PS-së në Korçë e Devoll e bëjë persona me precedentë penalë.

“Fushaten e Edvinit ne Korçe dhe Devoll
-e bejne bandat dhe trafikantet.
Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetareve dixhital. sb
“zoti berisha pershendetje! Dua te ngre per ju nje shqetesim ne rrethin e Devollit persona me precedente penale po perfshihen ne fushaten e partise socialiste duke bere terror per te marre voten me dhune me konkretisht po ju permend nje emer te njohur edhe me pare per shtetin shqiptar Artur Feto i denuar me pare per falsifikim pashaportash dhe dokumentash, mik i ngushte i Arben Ahmetaj””, thuhet në mesazhin e denoncuesit dixhital, të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

19396875_806214619539447_146405206862013528_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609