INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mesazh opozitës si ''Luter King'', dhuna sjell humbje

Rama mesazh opozitës si ''Luter King'', dhuna sjell humbje

Publikuar më: 14:49 07-07-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës. Rama i përcjell një mesazh opozitës duke cituar një shprehje të Martin Luther King, ku thotë se protestat e dhunshme nuk janë revolucionare por reaksionare, sepse në vetëvete ndjellin humbjen.
“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen.Martin Luther King”-shkruan Rama.
Opozita e bashkuar ka ftuar qytetarët nesër në protestën e dhjetë kombëtare, e cila do të nisë në orën 20:00 para godinës së kryeministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668