INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ironizon sërish Metën: Çfarë i kushtonte të ndalonte kafen turke deri në 30 qershor?

Rama ironizon sërish Metën: Çfarë i kushtonte të ndalonte kafen turke deri në 30 qershor?

Publikuar më: 18:40 16-06-2019

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmin ndaj presidentit Meta edhe gjatë takimit të tij elektoral në bashkinë e minoritetit maqedonas, Pustec.

Rama iu referua presidentit të Maqedonisë së Veriut, ku teksa tregoi një keqkuptim me tyre, tha se homologu i tij shqiptar Ilir Meta ndryshe nga ai po punon kundër integrimit të vendit.

''Shqipëria është në një moment historik ashtu si Maqedonia e Veriut, presin të dyja vendet çeljen e negociatave, por për fat të keq ndryshe nga Maqedonia e Veriut Shqipëria është në një përpjekje të brendshme për ti shpëtuar një kurthi të ngritur nga brenda nga njerëz që synojnë pengimin dhe refuzimin e negociatave për anëtarsim në BE. Kjo është fatkeqësi.

Presidenti i Shqipërisë është pjesë për të krijuar deri në fund një dyshim që të kthehet në bindje te disa nga vendet, apo ata që duhet ti bindim së bashku se Shqipëria nuk meriton çeljen  e negociatave. Me sjelljen  e tij, qasjen e tij, brutalitetin dhe papërgjegjshmërinë me të cilën ai trajton Kushtetutën dhe ndërhyrjen skandaloze në procesin zgjedhor në funksion të plotë të një plani ku ai është koka së bashku me Sali Berishën dhe ku Lulzimi dhe fallxhorja janë thjeshte dhe vetëm marionetat e tyre, Presidenti na bën të gjithëve të na vijë zor dhe pse jo të ndihemi të turpëruar. Shqipëria nuk ja ka borxh Ilir Metës, i cili sot duhet të ishte avokat kryesor për meritën e Shqipërisë për të çelur negociatat.

Nuk duhet të merrej me filxhanin e fallxhores, por përpjekjet për të takuar homologë, për të udhëtuar në kryeqytetet europiane, për të folur për rëndësinë e çeljes së negociatave. Dhe nga ana tjetër duhet të merrej me qetësimin e fallxhores dhe të ndalonte kafen turke në shtëpi deri në 30 qershor. Me qetësimin e doktorit, për të cilin nuk lë rast pa thënë se është shumë krenar që e ka mik të vjetër. Ti thoshte doktorit mbylle Lulin në shtëpi deri në 30 qershor. Ju e dini shumë mirë që doktori e mbyll Lulin brenda. Çfarë i kushtonte Ilir Metës të ndalonte kafen turke deri në 30 qershor? Nuk do të kishte situata sa qesharake dhe të rrezikshme'', u shpreh Rama.

Rama u tha qytetarëve se qeveria do bëj çmos për t’i mbështetur dhe se është i vetëdijshëm për problematikat e zonës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164