INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I penguan rrugën Ramës në Librazhd, jepet masa për zyrtarët e PD

I penguan rrugën Ramës në Librazhd, jepet masa për zyrtarët e PD

Publikuar më: 16:06 16-06-2019

Ka përfunduar seanca gjyqësore e të arrestuarve pas protestës së organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit kundër kryeministrit Rama, teksa ky i fundit do të zhvillonte edhe një takim elektoral në këtë qytet.

Gjykata ka liruar ish-deputetin e Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi. Prokurori kishte kërkuar arrest me burg, por vendosi lirimin e tij.

Ndërkohë gjyqtari la në burg kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.

– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd) në arrest me burg

– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD)lirohet

– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd) lirohet

– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas) në arrest me burg

– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)lirohet

– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi në arrest me burg burg

– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni në arrest me burg burg

Article Logic
Execution time: 0.0028531551361084