INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënimi me burg i krerëve të PD-së, Basha mesazh prokurorit dhe gjykatësit të Elbasanit: ‘’Nuk do t’ua harrojmë..’’

Dënimi me burg i krerëve të PD-së, Basha mesazh prokurorit dhe gjykatësit të Elbasanit: ‘’Nuk do t’ua harrojmë..’’

Publikuar më: 20:08 16-06-2019

Pas arrestimit të qytetarëve në Përrenjas dhe Librazhd pasi sulmuan eskortën e Edi Ramës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në një konferecë për media.

Pas kësaj ngjarjeje Basha në selinë e PD foli përsa i përket vendimit që ai e quajti burracak të prokurorve dhe gjykatësve të Edi Ramës.

‘Vendim burracakësh të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Edi Ramës. Qëllimi është vetëm një, për të shuar përpjekjet kundër qeverisë të korruptuar të Edi Ramës.

Opozita as nuk friksohet, as trembet dhe as tërhiqet. Unë i them të gjithë demokratëve në çdo cep do ta luftojmë këtë qeverinë kriminale deri sa rama të dalë para drejtësisë së vërtetë.

Dua t’i drejtohem gjykatësit, prokurorit të Elbasanit që arrestuan katër të burgosur politik, ndërkohë që mbulojnë krimet e Taulant Ballës.

Ju e dini fare mirë, ju e dini edhe ne e dijmë, se Rama mund t’ju ketë premtuar se do jua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, kurse unë dua t’ju premtoj që shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën përpara drejtësisë.

As njerzit dhe as unë nuk do t’jua falim krimin dhe korrupsionin tuaj. Me 21 vjet në pushtet, Edi Rama ka vjedhur çdo gjë që i ka dalë përpara.

Kjo rrugë e ka cuar në shumë krime dhe e ka sjellur në një pikë ku Rama dhe krimi janë e njëjta gjë.

Një megaloman diabolik që nuk njeh as familje, as popull, as atdhe.

Tani që e ka kuptuar që se mban dot pushtetin me vjedhje dhe propagandë, tani ushtron dhunë.

Mbi 50 qytetarë janë arrestuar gjatë muajve të fundit, me dhjetra gazetarë janë dhunuar në krye të detyrës. Dhuna e tij dështoi, protestat u bënë përherë e më të mëdha. Protestat tona janë popullore, të njerëzve që nuk pajtohen më me krimin dhe me korrupsionin.

Rama tani po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, kërkon të nxisë luftë, vëllavrasje mes shiptarëve. Për këtë qëllim ai po përdor policinë, gjykatat, mercenarët e tij në media.

Është një i dëshpëruar që do të sjellë fundin e tij. Dua t’ju bëj thirrje të gjithë atyre që e ndjekin verbërisht që mos të bëhen kurban i Ramës.

Nuk do të na thyejnë dot, ne nuk do të na lëvizin asnjë centimetër. Ju jeni në anën e Edi Ramës një hajduti të kriminalizuar që do të ketë fundin e keq.

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe demokratëve që të jemi të fortë, të vendosur, të kemi drejtën me vete, të bashkuar nuk na ndal askush dhe asgjë. Ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkohen në protestën e së premtes.

Ne luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kurse ata janë zvarranikë që luftojnë për karriget e tyre’, tha kreu i PD, Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656