INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama futet në çadrën e vettingut: Me opozitën bisedojmë, nuk negociojmë!

Rama futet në çadrën e vettingut: Me opozitën bisedojmë, nuk negociojmë!

Publikuar më: 13:05 04-03-2017

Kryeministri Edi Rama u bashkohet kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përfaqësuesve të tjerë të PS duke firmosur sot peticionin për vettingun.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një peticion pa asnjë vlerë ligjore, Rama së bashku me Pandeli Majkon dhe zyrtarë të tjerë të maxhorancës ka shkuar për të firmosur në një nga çadrat e ngritura nga shoqëria civile në Tiranë. Pavarësisht hapave të ndërmarra dje për dialog, ai tha për mediat se maxhoranca ishte e hapur të bisedonte për çdo gjë, por nuk kishte se çfarë të negocionte. Duke lënë të kuptojë se nuk është i gatshëm të pranojë kërkesën për qeveri teknike, Rama deklaroi: Me opozitën nuk kemi cfarë të negociojmë, por kemi çfarë të bisedojmë. Nëse është e interesuar për zgjedhje me standarde është e mirëpritur të dëgjojmë propozimet e saj. E vetmja gjë që nuk vendosim dot ne është ajo çka në Kushtetutë i takon sovranit. Populli vendos me votën e vet njëheerë në katër vjet se kush qeveris dhe kush është në opozitë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105