INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qipro shfaq qëndrimin e saj të prerë për emigrantët

Qipro shfaq qëndrimin e saj të prerë për emigrantët

Publikuar më: 16:22 18-03-2016

Duket se lëmshi i krijuar nga  çështja kryesore e emigrantëve nuk po arrin të gjejë zgjidhjen e duhur.

Kështu, pakti ndërmjet BE-së dhe Turqisë për të frenuar rrjedhën e refugjatëve në Europë, duket se nuk do të vihet në jetë për shkak të  kundërshtimt të Qipros. Kontenstimet për këtë çështje duket se po ndjekin njëra-tjetrën ashtu siç po reflektohen edhe mosmarrëveshjet që kanë ndjekur për dekada Nikosian dhe Ankaranë. Që ky pakt të finalizohet, duhet të ketë vendimin unanim të Bllokut, por Turqia kërkon benefite nga unioni në këmbim të strehimit të refugjatëve. Për këtë, presidenti Nicos Anastasiades, u shpreh se nuk mund të plotësojë dëshirat e Turqisë derisa të plotësohen detyrimet ndaj ishullit nga ana e tyre. Ndërkohë, Qiproja ka kërcënuar se do vendosë veton ndaj çdo marrëveshjeje për të cilën nuk do të jetë dakord. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili edhe kryesoi takimin, ka theksuar se vendet e mëdha të Be-së nuk mund të pranojnë kurrsesi një zgjidhje e cila do ta dëmtonte Qipron. Ndërkaq, Charles Michel, këmbëngul nga ana e tij se Turqia po kërkon shumë dhe se nuk e pranon një negocim të tillë i cili vjen në formë shantazhi.  Por, çfarë kërkon Turqia në shkëmbim të strehimit të refugjatëve që mbërrijnë në ishujt grekë? Duke qenë se qeveria e Ankarasë ka pranuar të “vetësakrifikohet” , përfitimet që kërkon në këmbim janë: përshpejtimi i anëtarësimit në BE, heqja e vizave për turqit në zonën Shengen, duke e finalizuar “listën e saj të kërkesave” me një tjetër fond prej 3 miliardë eurosh nga Unioni për të përballuar kostot e refugjatëve.

Article Logic
Execution time: 0.0019569396972656