INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria hap kufijtë për emigrantët?

Shqipëria hap kufijtë për emigrantët?

Publikuar më: 15:04 18-03-2016

Komisioneri Europian i Migrimit, Dimitris Avramopoulos ka zhvilluar takime zyrtare në Shqipëri e në fokus të bisedimeve ka qënë kriza e emigrantëve.
Në takimin me kryeminsitrin Rama ata ndanë qëndrimin se kriza migratore me të cilën përballet Europa ka nxjerrë në pah nevojën për një përgjigje kolektive duke evidentuar rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit të përforcuar mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Kreu i qeverisë shqiptare e ka siguruar zyrtarin e Brukselit se vendi ynë do t’i qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët europiane kundrejt krizës së refugjatëve duke theksuar se vendimet unliaterale nuk shërbejnë në zgjidhjen e krizës.

Rama tha: “Shqipëria është gati, sikundër ka qenë dhe do jetë gjithmonë gati brenda mundësive dhe kapaciteteve tona për të marrë rolin e saj, në kuadër të një plani të përbashkët të Bashkimit Europian,”
 
Ndërsa Komisioneri, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë dhe siguroi se dhe Bashkimi Europian do ta mbështesë atë në çdo hap.
Dimitris Avramopoulos tha: “Shqipëria nuk është vetëm, Bashkimi Europian është në krahun tuaj dhe lejomëni t'ju përgëzoj me mirënjohje që pavarësisht se ju nuk jeni një vend anëtar i BE, qëndrimet tuaja janë besnike ndaj vlerave e parimeve prej të cilave çdo vend anëtar i BE duhet të udhëhiqet në çdo qëndrim. Shqipëria nuk do të jetë vetëm, nëse do të përballet me fluksin e emigrantëve”.
Dimitris Avramopoulos u takuar me Presidenti, Bujar Nishani, i cili tha se çështja e refugjatëve duhet të ketë zgjidhje burimore, por Shqipëria nuk do të përjashtohet nga angazhimi në këtë çështje. Presidenti theksoi se beson tek zgjidhja burimore e këtij problemi, duke mos iu shmangur gjithashtu angazhimit si vend me perspektivë të qartë evropiane për t’u bërë pjesë e një zgjidhjeje evropiane për krizën aktuale.

Duke qenë solidarë si me dhimbjen njerëzore që ka nxitur flukset migratore ashtu edhe me barrën e rëndë ekonomike dhe sociale që Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë u duhet të përballin në këtë sfidë, Nishani evidentoi si shumë të rëndësishëm adresimin e të dy dimensioneve të kësaj çështjeje, atë humanitar dhe aspektin e sigurisë.
Në një tjetër takim me Ministrin e Brendëshëm, Tahiri zyrtari i BE kërkoi që të punohet më shumë për të ulur emigrimin e shqiptarëve të parregullt e se do të propozojë që Shqipëria të njiihet si vendi sigurt në listen e vendeve të origjinës.
Po për tu arritur kjo Avramopoulos theksoi se duhet të ndërmerren masa si mbrojtja e kufijve dhe shkëmbimi informacionit me shtetet e tjera.

Avramopoulos në Tiranë - Qeveria i garanton menaxhim të krizës së emigrantëve!

Komisioneri Europian i Migrimit, Dimitris Avramopoulos ka zhvilluar takime zyrtare në Shqipëri e në fokus të bisedimeve ka qënë kriza e emigrantëve.

Në takimin me kryeminsitrin Rama ata ndanë qëndrimin se kriza migratore me të cilën përballet Europa ka nxjerrë në pah nevojën për një përgjigje kolektive duke evidentuar rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit të përforcuar mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Kreu i qeverisë shqiptare e ka siguruar zyrtarin e Brukselit se vendi ynë do t’i qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët europiane kundrejt krizës së refugjatëve duke theksuar se vendimet unliaterale nuk shërbejnë në zgjidhjen e krizës.
Rama tha: “Shqipëria është gati, sikundër ka qenë dhe do jetë gjithmonë gati brenda mundësive dhe kapaciteteve tona për të marrë rolin e saj, në kuadër të një plani të përbashkët të Bashkimit Europian,”
 
Ndërsa Komisioneri, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë dhe siguroi se dhe Bashkimi Europian do ta mbështesë atë në çdo hap.
 
Dimitris Avramopoulos tha: “Shqipëria nuk është vetëm, Bashkimi Europian është në krahun tuaj dhe lejomëni t'ju përgëzoj me mirënjohje që pavarësisht se ju nuk jeni një vend anëtar i BE, qëndrimet tuaja janë besnike ndaj vlerave e parimeve prej të cilave çdo vend anëtar i BE duhet të udhëhiqet në çdo qëndrim.
Shqipëria nuk do të jetë vetëm, nëse do të përballet me fluksin e emigrantëve”.

Dimitris Avramopoulos u takuar me Presidenti, Bujar Nishani, i cili tha se çështja e refugjatëve duhet të ketë zgjidhje burimore, por Shqipëria nuk do të përjashtohet nga angazhimi në këtë çështje. Presidenti theksoi se beson tek zgjidhja burimore e këtij problemi, duke mos iu shmangur gjithashtu angazhimit si vend me perspektivë të qartë evropiane për t’u bërë pjesë e një zgjidhjeje evropiane për krizën aktuale.

Duke qenë solidarë si me dhimbjen njerëzore që ka nxitur flukset migratore ashtu edhe me barrën e rëndë ekonomike dhe sociale që Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë u duhet të përballin në këtë sfidë, Nishani evidentoi si shumë të rëndësishëm adresimin e të dy dimensioneve të kësaj çështjeje, atë humanitar dhe aspektin e sigurisë.
Në një tjetër takim me Ministrin e Brendëshëm, Tahiri zyrtari i BE kërkoi që të punohet më shumë për të ulur emigrimin e shqiptarëve të parregullt e se do të propozojë që Shqipëria të njiihet si vendi sigurt në listen e vendeve të origjinës.

Po për tu arritur kjo Avramopoulos theksoi se duhet të ndërmerren masa si mbrojtja e kufijve dhe shkëmbimi informacionit me shtetet e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0043480396270752