INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëmbehet avioni egjiptian me 80 pasagjerë në bord, ulet në Qipro

Rrëmbehet avioni egjiptian me 80 pasagjerë në bord, ulet në Qipro

Publikuar më: 08:58 29-03-2016

Një avion i linjës ajrore Egyptairm MS181 është rrëmbyer. E konfirmon vetë linja ajrore përmes një postimi në Twitter duke deklaruar se së shpejti do të japë dhe njoftim zyrtare.

Avioni ishte nisur nga Aleksandri me destinacion Kairon por është ulur në aeroportin e Qipros, bëjnë të ditur burime të Ministrisë së Aviacionit Civil, informon policia e cituar nga Reuters.

Reuters duke cituar Radion shtetërore të Qipros thotë se 80 pasagjerë janë në bord me një person që mendohet se është i armatosur.

Mediat thonë se rrëmbyesit kanë lejuar fëmijët dhe gratë të largohen nga avioni

Sipas televizionit shtetëror të Qipros avioni është zbritur në aeroportin Larnaca.

Avioni që besohet se është tip A320 I linjës ajrore EgyptAir ka zbritur në Larnaca në 08:46 me orën lokale me 80 pasagjerë në bord, sipas Politics-news.com, faqes online të Nicosias

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482