INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria jep OK për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Qeveria jep OK për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Publikuar më: 18:06 28-03-2018

Qeveria shqiptare miratoi sot kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit. Marrëveshja e firmosur në muajin Shkurt mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë fituese Gjoka sh.a. mori dritën jeshile edhe nga Këshillli i Ministrave. Rruga e Arbrit që do të kushtojë 240 milionë euro dhe sipas kontratës së firmosur parashikohet që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori ka marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit. Ministri, Damian Gjiknuri, pas firmosjes së kontratës në 5 shkurt të këtij viti deklaroi se brenda këtij viti, do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës. Sipas tij,një vepër të rëndësishme, por që do të jetë nga pikëpamja inxhinierike një nga veprat më të realizuara në Shqipëri. Në Rrugën e Arbrit e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni parashikohet ndërtimi i 14 urave të mesme dhe të mëdha si dhe ndërtimi i dy tuneleve. Ndërtimi i saj pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit ndërsa qytetarët nuk do të paguajnë taksë për kalimin në Rrugën e Arbrit.

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928