Mbrëmjen e djeshme, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother, Qetsori, është futur sërish në shtëpi këtë herë në formatin “Big Brother VIP”.
Që në hyrje të tij, Qetsori duket se nuk ka humbur aspak kohë dhe ka nisur sulmet për Luizin nëpërmjet Kiarës. Pas darkës së organizuar në oborr, Kiara u përfshi në një diskutim me Oltën sa i takon sulmeve të saj për lidhjen e Kristit dhe Keisit të cilat sipas moderatores mund të ketë ndikuar në perceptimin që Sabiani ka krijuar për çiftin duke i parë nga jashtë.
Qetsori në këtë moment ndërhyri në bisedën mes tyre duke kërkuar leje të përfshihet në debat. Ai iu drejtua Kiarës duke përfshirë edhe Luizin.
Pjesë nga biseda:
Qetsori: A mund t’ju përfshij juve në një bisedë.
Kiara: Çfarë lidhje kishe ti këtu, po flisja me Oltën.
Qetsori: Ka lidhje si nuk ka, do jetojmë në një shtëpi.
Kiara: Ti nuk ke qenë fare sot këtu.
Qetsori: Në një moment nëse të përfshij këtu, a bëj gabim.
Luizi: Kur të vij radha na përfshij, jepi mos e çaj kryt.
Qetsori: Nuk ka nevojë me ça kryt.
Kiara: Mos e vrit mendjen tha, nuk tha mos çaj kryt.
Luizi: E kupton ti kur duhet me ndërhy, dhe kur nuk duhet.
Ndërkohë pas përfundimit të prime-t, Luizi gjatë një bisede në tavolinën jashtë, u shpreh se ‘Qetsori është duke u mësuar me shtëpinë, por nuk do i dalë koha që t’a shijojë”.
“Ja më vjen keq për Qetsorin se është duke u mësuar me shtëpinë, por s’ta po i del koha me e shiju. I shkreti. Ka ardhur Qetsori se ka dy javë imunitet. Ja tregoj unë se ca i bën ky shkodrani. Sa kam kaluar unë si Qetsori. Më ka shkuar jeta tallave nga mëngjesi deri në darkë”.








13 Dec 2025 





