INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Qendroni në shtëpi’, Florjan Binaj paralajmëron: Kjo gjendje do të zgjasë edhe më shumë nëse…

‘Qendroni në shtëpi’, Florjan Binaj paralajmëron: Kjo gjendje do të zgjasë edhe më shumë nëse…

Publikuar më: 20:34 16-03-2020

Në kuadër të situatës alarmante të koronavirusit, të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë bërë thirrje shqiptarëve për të qendruar brenda në shtëpi.

Më i fundit është aktori Florjan Binaj, i cili ka publikuar në Instagram një foto të veçantë të fëmijëve të tij, shoqëruar me një mesazh të rëndësishëm.

Ai deklaron se shqiptarët duhet të rrinë në shtëpi pët t’ia bërë më të lehtë punën mjekëve, prindërve dhe gjyshërve.

Sipas Binajt, për herë të parë nuk do duhet të presim pushimet verore për të ndenjur gjatë me familjet tona, por mosmarrja seriozisht e situatës nga shumë njerëz që dalin dhe nuk mbajnë asnjë masë parandaluese, do e bëjë të zgjasë edhe më shumë kjo gjëndje.


Status i plotë:

Shqipëria do ia dalë!Të rrimë në shtëpi dhe tua bëjmë më të lehtë mjekëve që janë krye të detyrës.Tua bëjmë më të lehtë prindērve dhe gjyshërve tanē.Tua bëjmë më të lehtë atyre që skanë mundësi dhe mezi presin tē kthehet përditshmēria...Këto ditë në shtëpi, na kanë dhënë mundësinë e artë të lidhemi më shumë me fëmijēt tanë, ti njohim ata nga një tjetër këndvështrim, ai i çiltërsisë që thuajse është zhdukur në botën e të rriturve...Për herë të parë nuk do na duhet të presim pushimet verore për të ndënjur gjatë me familjet tona, por mosmarrja seriozisht e situatës nga shumë njerëz që dalin dhe nuk mbajnë asnjë masë parandaluese, do e bëjë të zgjasë edhe më shumë kjo gjëndje.Shijoni të dashurit tuaj në shtëpi dhe jashtë saj me rrjetet sociale!Qëndro nē shtëpi sepse Shqipëria do ia dalë, shqiptarët do ia dalin!

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553