INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mashkulli më seksi në botë preket nga koronavirusi, rezulton POZITIV edhe aktori i famshëm [FOTO]

Mashkulli më seksi në botë preket nga koronavirusi, rezulton POZITIV edhe aktori i famshëm [FOTO]

Publikuar më: 22:28 16-03-2020

Aktori Idris Elba, i shpallur dhe mashkulli më seksi në botë në 2018, ka rezultuar pozitiv nga koronavirusi. Ai është vetëizoluar në shtëpinë e tij, ndërsa bëri të ditur se pasi bëri testin rezultoi pozitiv.

Elba sqaron se ai nuk ka simptoma dhe është mirë për momentin, por kreu testin pasi kishte qenë në kontakt me një person që ishte prekur nga Covid 19.

"Këtë mëngjes u testova pozitive për Covid 19. Ndihem mirë, nuk kam asnjë simptomë deri më tani, por jam izoluar që kur mësova për ekspozimin tim të mundshëm ndaj virusit. Qëndroni në shtëpi dhe lani duart. Nuk ka asnjë panik”, shkruan Elba në Twitter.

Elba nuk është aktori i parë që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Më herët edhe Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson deklaruan se janë prekur nga koronavirusi.

Disa nga filmat e tij më të njohur janë ‘Beasts of No Nation’ , ‘Avengers: Infinity War’ ‘The Dark Tower’, ‘Thor’, ‘The Mountain Between Us’ etj.

new-image.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434