INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet 'Ertugruli', pasi Burak Ozçivit i mori rolin në serialin shumë të ndjekur!

Flet 'Ertugruli', pasi Burak Ozçivit i mori rolin në serialin shumë të ndjekur!

Publikuar më: 19:33 16-03-2020

Ka nisur sezoni i ri i serialit “Ertrugrul”, tashmë me një histori të re dhe me një titull të ri – “Osmani”. Në rolin kryesor prej katër sezonesh ishte aktori i mirënjohur Engin Altan Duzyatan ndërsa tani e tutje do të shohim Burak Ozçivit. Engin Altan Duzyatan i cili luante rolin e “Ertugrulit”, në një intervistë së fundmi tregoi se nga seriali nuk është larguar aspak me hatërmbetje. Madje ai falenderoi grupin e punës dhe tha se e ndjek sezonin e ri “Osmani”.

“Ishte një gjë e mrekullueshme të punoja në atë serial. Grupi i punës janë miqtë e mi dhe ata vazhdojnë ende të punojnë aty. Unë vazhdoj e shoh serialin dhe më pëlqen shumë. Ky është një serial i ri dhe unë nuk u shkëputa me plan. Tani po marr disa kohë pushim dhe më vonë do të shoh për tu rikthyer me seriale të rinj”-tha aktori.
Rikujtojmë që “Ertugruli” ka qenë një nga serialet më të ndjekur që theu rekorde shikueshmërie dhe të njëjtin sukses ka edhe “Osmani”

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049