INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punësimi në Shqipëri, rritet bashkë me informalitetin

Punësimi në Shqipëri, rritet bashkë me informalitetin

Publikuar më: 11:50 20-03-2019

Gjatë 2018 punësimi në Shqipëri ka qenë në trend pozitiv, por njëherësh është rritur dhe informaliteti.

Sipas një studimi të Bankës Botërore për “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor për vitin 2019”, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë raportuar rritjen më të madhe sa i takon numrit të vendeve të punës në rajon, me 3.3 përqind secila, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me një rritje prej 2.1 përqind.

Shumica e vendeve të reja të punës u krijuan në sektorin e industrisë dhe shërbimeve.
Me këto tregues, papunësia pësoi ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rënë nga 16.2 për qind në 15.3 për qind gjatë vitit të kaluar. Normat në shtetet në fjalë shkonin nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri dhe 29 për qind në Kosovë.
Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është informalitetit në rritje.
Raporti vëren se punësimi informal, një nga sfidat më të mëdha të tregjeve të punës të Ballkanit Perëndimor, është ende në rritje në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore, por në rënie në Serbi.

Sipas të njëjtit raport, në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë. Në periudhën ndërmjet tremujorit të dytë të 2017 dhe tremujorit të dytë të vitit 2018, numri i të punësuarve informalë u rrit me 10,600 persona në Shqipëri dhe 12,800 persona në Maqedoninë Veriore, ndërsa numri i pononjësve në të zezë ra me 30,000 në Serbi.
Vetëpunësimi vazhdon të jetë lloji mbizotërues i punësimit informal. Raporti evidenton se pothuajse gjysma e atyre që punojnë në të zezë janë të vetëpunësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828