INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi: Adoleshentët të riskuar nga obeziteti dhe infeksionet seksuale

Alarmi: Adoleshentët të riskuar nga obeziteti dhe infeksionet seksuale

Publikuar më: 10:56 20-03-2019

Konsumojnë më pak cigare, por vijojnë të pijnë shumë alkool, mbi të gjitha janë gjithnjë e më shumë obezë dhe të riskuar nga sëmundjet seksuale.

Rreth 250 milionë adoleshentë dhe të rinj janë gjithnjë e më shumë të riskuar nga problemet e mësipërme, krahasuar me 25 vite më parë. Një krahasim të tillë të gjendjes shëndetësore të adoleshentëve në botë e ka sjellë në vëmendje raporti i revistës Lancet.

Komisioni mbi shëndetin e të rinjve monitoroi 195 vende , duke marrë në analizë 12 indikatatorë të mirëqënies duke nisur nga pirja e du8hanit, akloolit, martesat e hershme për shkak të varfërisë, aktiviteti fizik dhe deri tek sjelljet seksuale. Numri i adoleshentëve në botë është rritur për shkak të rritjes së lindjeve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në vitin 2016 ishin 1.8 miliardë ndoshta numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Është e vërtetë se në disa vende janë përmirësuar kushtet shëndetësore por në nivel global situata është përkeqësuar. Rreth 250 milionë më shumë të rinj se në vitin 1990 jetojnë në vende të varfëra dhe përballen me risqe që nisin nga sëmundjet infektive deri tek kequshqyerja dhe dhuna.

Dhe në nivel global një nga kërcënimet kryesore janë edhe sëmundjet seksuale të cilat sipas raporteve përbëjnë rreth 55% të të gjitha problemeve shëndetësore. Fillimisht, epidemia e obezitetit e cila në 2016 përfshinte një në pesë adoleshentë në botë. Dhe me kalimin e viteve janë shtuar të rinjtë që kanë probleme me peshën.

Sa i përket sëmundjeve të tjera cilëson raporti në vitin 2016 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, 4 nga 10 vajza kishin anemi. Diskriminimi gjinor gjithashtu përbën problem.

Rreth 66 milionë minorenë në mbarë botën janë detyruar të martohen.

Article Logic
Execution time: 0.0032649040222168