INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet video, shikoni momentin e arrestimit të Stresit

Publikohet video, shikoni momentin e arrestimit të Stresit

Publikuar më: 12:31 18-10-2018

Policia ka publikuar videon e arrestimit të Arkimed Lushajt, i njohur nga të gjithë si Stresi.

Reperi shqiptar është arrestuar në një hotel në Tiranë, ku ishte me të dashurën e tij.

Nga videoja duket se Stresit i janë vënë prangat në krevat, ku ishte gjysmë lakuriq. Sipas policisë, në dhomën e hotelit ku Stresi ndodhej kishte tre viza kokainë në tryezë, një 10 mijë lekësh i bërë tub, një qese  që dyshohet se është e llojit kokainë dhe një paketë cigaresh.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari është shoqëruar në polici për akuza të ndryshme. Kësaj radhe, ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe si anëtar i një grupi kriminal, që operon në Tiranë me aktivitet të jashtëligjshëm “trafik narkotikësh” dhe “krime kundër personit”.

Gjatë arrestimit në një hotel në Linëz, Stresit iu gjet një armë zjarri pistoletë me 12 fishekë dhe një sasi lënde e dyshuar si kokainë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.002155065536499