INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbante dy pistoleta dhe një shpatë, arrestohet i 'forti i Fierit'

Mbante dy pistoleta dhe një shpatë, arrestohet i 'forti i Fierit'

Publikuar më: 11:27 10-10-2018

Është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit "Forca e ligjit" një personazh i njohur si i "forti i Fierit". Gjatë kontrollit policia i ka gjetur 2 armë zjarri dhe 1 shpatë.

Bëhet me dije se i arrestuari është Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedentë kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër presionit. Ilir Boriçi nuk është i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar 5 herë të tjera nga policia për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111