INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohet Drejtori i Policisë së Burgjeve, shkak transferimi nga spitali i Ervis Martinajt

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Burgjeve, shkak transferimi nga spitali i Ervis Martinajt

Publikuar më: 11:04 10-10-2018

Drejtori i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra pasi hezitoi të zbatonte urdhrin e ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat në spitalin e burgut. Shkarkimi është bërë me urdhër të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ervis Martinaj, një prej të plagosurve në ngjarjen e ish-Bllokut është transferuar pas shumë tensioneve, në spitalin e burgut. Policia e Burgjeve në tentativën e parë nuk arriti ta marrë Martinajn nga spitali privat ku i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor pasi mbeti i plagosur me plumb në qafë. Mësohet se efektivët e policisë janë penguar nga punonjësit e spitalit privat për të transferuar Ervis Martinaj dhe ndaj këtyre të fundit është kryer kallëzim penal. Ndërkohë, transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, me Martinaj që ka pranuar vendimin e policisë pas disa kundërshtimeve paraprake.

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162