INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohet 'Babalja', flet nga Kosova: Në Shqipëri më rrezikohet jeta...

Lirohet 'Babalja', flet nga Kosova: Në Shqipëri më rrezikohet jeta...

Publikuar më: 18:22 12-10-2018

Albert Veliu i njohur edhe si "Babalja", 24 orë pas arrestimit në Kosovë, është lënë i lirë nga Gjykata e Prishtinës.

Mësohet se Gjykata e Prishtinës nuk e ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim të "Babales".

Veliu është ndaluar një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, menjëherë pas lëshimit të urdhërit për arrestimin e tij nga drejtësia shqiptare.
Albert Veliu akuzohet për kallëzim të rremë pas video-përgjimit, ku pretendon se ka biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit Fatmir Xhafa. Në video-përgjim "Babalja" bisedon me Agron Xhafën për pazare droge.

Në një prononcim për "News 24", Veliu është shprehur se ka frikë të kthehet në Shqipëri, pasi sipas tij, ai ka denoncuar një rast të trafikut të drogës.

Prokuroria shqiptare ka ngritur ndaj tij akuzën për “kallëzim të rremë” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387