INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet traileri i

Publikohet traileri i "xXx: The Return of Xander Cage": Vin Diesel përkrah brazilianit Neymar! [VIDEO]

Publikuar më: 10:40 20-07-2016

Është publikuar traileri i parë i plotë i “xXx: The Return of Xander Cage”.

Vetë Vin Diesel, i cili do të kthehet pas 14 vitesh në rolin e sportistit ekstrem Xander Cage i cili kthehet në një agjent sekret, e ka publikuar në faqet e tij online. Dhe me çfarë pamë nga traileri, njësoj si tek filmi i parë, aksioni do të dalë e teprojë me Xander që rreh këdo që t’i dalë para. Diesel e kishte luajtur këtë rol edhe në filmin e vitit 2002, për t’u zëvendësuar në serinë e dytë nga Ice Cube, për shkak të axhendës së tij të ngjeshur. Në këtë realizim do të rikthehet edhe Samuel L. Jackson në rolin e tij tipik si agjenti që rekruton protagonistin, ndërsa pjesë e kastit do të jenë gjithashtu Nina Dobrev dhe Ruby Rose. Ashtu siç ishte lajmëruar më parë, edhe futbollisti i Barcelonës Neymar është shfaqur në trailer, ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë thjesht figurant apo do të ketë një rol më të zgjeruar.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604