INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fituesja e çmimit Oscar, antagoniste në

Fituesja e çmimit Oscar, antagoniste në "Fast and Furious 8"

Publikuar më: 12:39 08-04-2016

"Fast and Furious" zgjedh gjithmonë më të mirën!

Charlize Theron është një nga emrat më të kërkuar në Hollywood, dhe diçka e tillë duket sa herë realizohen filma të sukesesshëm pa limite në buxhet. Pas rolit të saj si Mbretëresha dashakeqe tek Borëbardha, bukuroshja 40 vjeçare do të interpretojë një tjetër rol negativ, kësaj here në serinë e 8-të të sagës së pafundme “Fast and Furious”. Edhe pse ende nuk është përcaktuar qartë se çfarë do të interpretojë, gjithsesi aktorja është konfirmuar si pjesë e kastit përmes një njoftimi nga Universal Pictures. Paqartësia më e madhe qëndron në faktin se Jason Statham ishte vendosur përsëri si antagonist i filmit të radhës, pasi performanca e tij në “Fast and Furious 7” u prit mirë nga fasat dhe rriti interesin për filmin.

Në këtë mënyrë nuk dihet nëse Charlize dhe Jason do të bashkëpunojnë, apo nëse afrimi i artistes amerikanë do të bëhet në kurriz të britanikut. Kështu, përveç tij, Theron do t’i bashkohet emrave të tillë si Vin Diesel, Dwayne Johnson dhe Michelle Rodriguez në atë që do të jetë një kast i vërtetë yjesh.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432