INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohen momentet intime! Lidhja e Robertit dhe modeles italiane bën bujë më mediat e huaja, ja ç’shkruhet për ta!

Publikohen momentet intime! Lidhja e Robertit dhe modeles italiane bën bujë më mediat e huaja, ja ç’shkruhet për ta!

Publikuar më: 11:28 12-02-2021

Një ditë më parë Robert Berisha dhe modelja italiane Maria Bove habitën opinionin publik me një video ku shfaqeshin duke u puthur. Këngëtari vendosi krejt papritur të bëjë publike lidhjen me modelen bukuroshe italiane, ndërkohë që gjithmonë ka qenë i rezervuar sa i takon jetës së tij private.

Kjo video dhe fotot e tyre duket se ngjallën interes edhe në mediat italiane, të cilat i bënë jehonë puthjes së famshme të modeles me këngëtarin shqiptar. Këto lajme i ka publikuar vetë modelja e cila duket se ndodhet aktualisht në Kosovë dhe këtë e shohim nga videot e postuara në instagram.

auto_rob1612911835.jpg

 

Ajo ka postuar gjithashtu edhe një video tjetër ku shihet në ashensor me këngëtarin i cili është mbrapa saj dhe afrohet për ta puthur, ndërsa ajo po realizon videon.

Përveç fotove dhe videove të përbashkë, ata nuk kanë dhënë asnjë detaj sa i takon raportit që kanë me njëri tjetrin, megjithatë duket pranuar se kjo është hera e parë që vetë Roberti e pranon hapur që del me dikë tjetër që pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi.

robert-1.jpg

 

robbi.png

 

Article Logic
Execution time: 0.00506591796875