INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme! Robert Berisha humb njeriun e shtrenjtë, Nora Istrefi ka disa fjalë zemre për të thënë! [FOTO]

E dhimbshme! Robert Berisha humb njeriun e shtrenjtë, Nora Istrefi ka disa fjalë zemre për të thënë! [FOTO]

Publikuar më: 15:32 09-01-2021

Nëna e këngëtarit Robert Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë vetë Roberti me anë të një postimi në instagram ku pozon së bashku me të ëmën ndërsa krahas fotos shkruan: “Pusho e qetë mami jem, per ty me shkru kam shumë, po e la me kaq”

Edhe vëllai i tij Patris Berisha ka shkruar gjithashtu një status në faqen e tij në Facebook ku shkruan: “Mami im më e mira, ma ke këput shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”.

Screenshot_1.png

 

Të shumtë kanë qenë miqtë e familjarët e vëllezërve Berisha që ju kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje për ta përballuar një moment kaq të vështirë.

Për këtë humbje të madhe, nuk ka munguar edhe mesazhi ngushëllues i Nora Istrefit, ish-partneres së Robertit.

Kjo e fundit, i ka bërë një dedikim të sinqertë në rrjetet sociale ish-vjehrrës tashmë të ndjerë, përmes rrjetit social Instagram.

Nora ka publikuar një fotografi të vajzës Renesë bashkë me gjyshen e saj, Teuta Berisha, të realizuar në ditëlindjen e saj të fundit.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashtë dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë e në paqe”, ka shkruar Nora Istrefi në Instagram.

teuna.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938