INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse u irritua Veseli me fansat

Pse u irritua Veseli me fansat

Publikuar më: 13:40 03-02-2016

Vesel Kurtishaj, fituesi i fundit i Big Brother Albania, është kthyer për herë të parë kundër fansave të tij.

Fotoja që shihni është një kolazh i shumë fotove të disa prej fansave të tij të cilët mesa duket pëlqejnë të presin veten dhe të damkosin inicialet e idhullit të tyre VK. Veseli është irrituar shumë nga këto pamje dhe jo më kot. Pasi postoi foton ai shkroi më poshtë se është shumë i lodhur nga këto gjëra dhe nëse sheh edhe një herë imazhe të tilla do të marrë masa. Ai tha se nuk do t’i ndjekë më këta persona në Instagram ose do t’i bëjë Block. Është e qartë që Veselit nuk i pëlqen të shohë gjak dhe të gërvishtura dhe duket se mesazhi që ai po kërkon të përcjellë është që askush të mos lëndojnë veten. Në fund të fundit, si pwr rastwsi fatkeqe, “VK” nuk është se ngjan bukur në trupin e ndokujt.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164