INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku takon skifterin legjendar në Itali!

Bes Kallaku takon skifterin legjendar në Itali!

Publikuar më: 12:47 03-02-2016

Një foto, dy skiftera!

Nga Berlusconi deri tek Luciano Moggi, aktori i humorit duket se ka gjetur në Itali habitatin perfekt të skifterave. Dhe na duhet të themi se emrat e lidhur me të janë të klasit të parë. Ok, për Berlusconin thjesht ka kushtuar disa vargje në këngën e tij të famshme “Skifterat”, por duket se këtë tjetrin “mori mundimin” ta takonte personalisht. Mos të harrojmë që flasim për Luciano Moggin, drejtorin sportiv legjendar të Juventus, i cili u dënua me largim të përjetshëm nga bota e futbollit për shkak të skandalit “Calciopoli” që panë “Zonjën e Vjetër” si protagoniste të fiksimit të ndeshjeve, duke zbritur më pas në Serinë B. E thënë shkurt, Besi e ka gati frymëzimin për këngën e radhës...dhe sikur ta bindtte që të shfaqej në klip atëherë e gjithë Italia do të kthente sytë nga ai. Pak e vështirë dhe e largët si gjuajtje, por ta provosh nuk kushton gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479