INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e ka rezervuar Veselin? [FOTO]

Kush e ka rezervuar Veselin? [FOTO]

Publikuar më: 16:14 16-05-2016

Veseli është bërë i njohur nëpërmjet spektaklit reality Big Brother, por po aq shumë është diskutuar edhe për jetën e tij personale që kur doli nga shtëpia.

Aventurat e tij prej don zhuani nuk janë më sekret, të cilat filluan me Tean brenda dhe më pas jashtë shtëpisë, me zërat mbi një balerinë të trupës së televizionit Klan e të tjera më pas. Prej kohësh e mendonim single pasi i tillë është deklaruar, por ja pra që kësaj periudhe i paska ardhur fundi. Të paktën këtë përshtypje na krijon fotoja e fundit që Veseli ka postuar.

Ai shfaqet me një kartelë që vendoset në bare të ndryshëm, për të rezervuar ndonjë tavolinë vetëm se këtë herë vendin e kësaj të fundit duket se e ka zënë Veseli. Dhe çfarë është më intrigues është fakti se këtë kartelë po e mban ajo që duket si një dorë femre. Kush ta ketë rezervuar Veselin vallë? Nuk përjashtohet as fakti që e gjitha kjo të jetë një shaka...e qëllimshme duke marrë parasysh dorën e femrës.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711